Shenjat dhe parandalimi i gripit te derrave. H1N1
| Indeksi i artikullit |
|---|
| Shenjat dhe parandalimi i gripit te derrave. H1N1 |
| Simptomat e gripit te derrave te njerezit |
| Gripi i derrave H1N1 te femijet |
| Parandalimi i gipit te derrave H1N1 |
| Te gjitha faqet |
Grip i ri ne qytet. Une personalisht mendoj se mediat mund te bejne nje pune te shkelqyer te frikesojne publikun kur vjen fjala te gripi derrit. Thene kete, kjo e ben te veçante gripin dhe aspektet e tij te mundimshem. Nuk mund te ndikoje me shume se sa gripi i zakonshem sezonal dhe media nuk perhap cdo sezon panik edhe pse rreth 36,000 njerez ne SHBA vdesin cdo vit nga shkaqe qe lidhen me gripin sezonal. Por ajo qe shqeteson zyrtaret eshte nje dukuri e vecante e gripit-veçanerisht nje qe e ka prejardhjen nga kafshet -mund te perhapet me shpejt sepse njerezit nuk kane imunitet natyral. Perhapja gjeografike, plus grupmoshat disi te pazakonta, jane çeshtje shqetesuese per zyrtaret.
Rreth gripit te ri. Gripi derrit, eshte nje semundje ngjitese me ane te te frymemarrjes qe prek derrat. Shkaktohet nga nje virus i tipit A. Shperthime ne derra ndodhin gjate gjithe vitit-versioni me i zakonshem eshte H1N1. Lloji i tanishem eshte nje tip i ri i virusit H1N1, i cili eshte nje perzierje i gripit te njeriut dhe te kafsheve. Ndersa virusi shkakton shperthime te rregullta ne derra, njerezit zakonisht nuk jane te prekur nga gripi derrit, pervec rasteve kur ata kane qene ne kontakt te ngushte me derrat e infektuar. Ne pergjithesi nuk transmetohet nga njeriu te njeriu, gje te cilen duket se eshte duke bere versioni ne fjale.
Simptomat e gripit te derrave te njerezit. Simptomat e gripit te derrit te njerezit jane te ngjashme me simptomat e gripit te rregullt te njeriut dhe te perfshijne temperature, kolle, dhimbje fyti, dhimbje trupi, kullojne hundet, dhimbje koke, te dridhura dhe lodhje. Disa njerez kane raportuar diarre dhe te vjella lidhur me gripin derrit. Ne te kaluaren, semundje te renda (pneumoni dhe deshtimi i frymemarrjes) dhe vdekje jane raportuar kur njerezit kane qene prekur me gripin e derrave. Ashtu si te gripi sezonal, gripi derrave mund te shkaktoje nje perkeqesim themeleve te te kushteve mjekesore kronike.
Nese ju semureni dhe keni ndonje nga keto shenja paralajmeruese, kerkoni ndihme mjekesore urgjentisht.
Te femijet, shenja qe kane nevoje per vemendje urgjente mjekesore perfshijne:
• Frymemarrje e pershpejtuar ose probleme te frymemarrjes
• Nxirje/mavijosje e lekures
• Mos pirje mjaftueshem lengjesh
• Probleme me zgjimin
• Nervozizem ose irritim
• Shenjat e gripit largohen por rikthehen me temperature dhe kolle perkeqesuar
• Temperature me irritim te lekures
Te te rriturit, shenja qe kane nevoje per vemendje urgjente mjekesore perfshijne:
• Veshtiresi te frymemarrjes ose frymemarrje e shkurtuar
• Dhimbje apo presion ne gjoks ose bark
• Marrje mendje te papritura
• Konfuzion
• Te vjella te ashpra ose te vazhdueshme
Parandalimi. Ka menyra per te parandaluar marrjen e gripit, dhe per te mbajtur larg semundje te tjera ngjitese gjithashtu. Mendohet se gripi perhapet nga njerezit te njerezit nga te kolliturat dhe teshtimat e njerezve te infektuar.
• Mbuloni hunden dhe gojen me shami kur kolliteni apo teshtini. Hidheni shamine ne kosh te plehrave me pas.
• Disa viruse dhe bakterie mund te jetojne dy ore apo me gjate ne siperfaqe si tavolinat e kafeneve, dorezat e dyerve, dhe banka shkolle-larje te duarve te shpeshta do te ju ndihmoje qe te reduktoni shansin e marrjes se ndotjes nga keto siperfaqe te perbashketa.
• Shmangni prekjen e syve, hundes apo gojes. Mikrobet perhapen ne kete menyre.
• Perpiquni te shmangni kontakt te ngushte me njerez te semure.
• Mundohuni te qendroni ne gjendje te mire te pergjithshme shendetesore: Flini mjaftueshem; jini fizikisht aktiv; menaxhoni stresin; pini lengje mjaftueshem; hani ushqime te ushqyeshme.