E merkurë, 08 Shkurt, 2012

Parandalimi i Kancerit

Indeksi i artikullit
Parandalimi i Kancerit
Rrushi dhe Stafidhet (rrushi i thate)
Dredhezat
Ananasi
Molla – Mollet
Te gjitha faqet

Kater fruta qe jane pjese e rendesishme e dietes per parandalimin e kancerit


Perberesit antioksidant ne disa fruta jane te pakrahasueshem dhe i mbrojtja e vetme qe kemi per ti zmbrapsur radikalet e lire qe shkaktojne kancerin, e qe jane prezente ne te gjitha aspektet e jetes. Dukja perplot ngjyra e frutave eshte nje tregues i mire se ato jane te pasura me antioksidant. Blej fruta organike kurdo qe mundesh per te zvogeluar helmet, pesticidet dhe herbicidet.

Rrushi dhe Stafidhet (rrushi i thate)
Rrushi eshte nje ushqim shume i pasur. Permban vitamine C, fosfor, potas, tiamin dhe vitamine B6. Si i thate vlerat minerale ushqyese koncentrohet ne nivele me te larta te potases, magnezit, hekurit dhe kalciumit. Konsumimi i rrushit dhe stafidheve (rrushit te thate) rregullisht sjell dobi mjekesore. Veprojne si astrigjent duke ndihmuar ne pastrimin e materieve toksike nga trupi, veçanerisht nga trakti digjestiv, melçia, gjaku dhe fshikeza e temthit. Ato gjithashtu ndihmojne qe te kemi sistem reproduktive, qarkullim te gjakut dhe lekure te shendetshme (perdoren ne produktet per kujdes te lekures dhe ato per zbukurim). Ndihmojne gjithashtu edhe ne uljen e shtypjes se gjakut dhe luajne rol te rendesishem ne zvogelimin e semundjeve te zemres. Rrushi dhe vera permbajne rezervatrol i cili eshte nje antioksidant i njohur me perberes antikancerogjen. Stafidhet jane nje ushqim i shkelqyeshem per njerezit sportiv dhe ata qe bejne jete te shthurur (pa planifikim) per shkak se treten lehte dhe jane perplot me energji.

Dredhezat
Te njohura si ilaç tradicional per ankesat e barkut dhe cermes, dredhezat ulin kolesterinen, zvogelojne shtypjen e gjakut, jane te mira per shendetin e zorreve e bile edhe mund te largojne guret nga veshkat. Jane te pasura shume me vitamine C dhe permbajne potase, acid folik, magnez, vitamine B5 dhe fiber. Jane diuretik (qe nxisin urinimin), depurator (qe largon papastertite) dhe pastrues tonik. Dhe nese hahen ne sasi te medha mund te ndikoj si laksativ. Dredhezat kane acid fenolik i cili eshte anti-kancerogjen dhe anti-inflamacionit.

Ananasi
Disa studime te fundit kane zbuluar se nje enzime qe gjendet ne ananas e qe quhet bromelin (i cili zberthen proteinat) ndihmon ne mbrojtje te formen e ADNs. Kjo aktivizon nje gjen anti-kancerogjen qe me pas lufton tumoret. Ne disa prova klinike bromelin ka zvogeluar inflamacionin dhe keshtu ka ndihmuar ne ndalimin e koagulimit te gjakut dhe trombozes. Ananasi ka sasi te larta te antioksidanteve te cilet luftojne radikal te lire te demshem. Konsumimi i tyre i rregullt zvogelon semundjet kardiovaskulare, kancerin ne zorre, osteoartritin; sulmet astmatike dhe gjithashtu ndihmon sistemin imunitar.
Nje studim nga Universiteti i Nju Jorkut ka zbuluar se konsumimi i ananasit eshte i mire per shendetin oral dhe se zvogelon gingivitin dhe semundjen periodentale. Ananasi ndihmon trupin ne lufte kunder baktereve ne semundjen e mishit te dhembeve dhe si rezultat zvogelon zhvillimin e diabetit, semundjes se zemres dhe goditjen. Ananasi gjithashtu permban tiamin, potas dhe eshte perplot vitamine C.

Molla – Mollet
Mollet (te papergatitura) permbajne nje numer te fitokemikaleve si flavonoid, kuersetin, kateqin, floridzin dhe acid klorogjenik. Ato shnderrohen ne antioksidant te fuqishem ne trup, duke ndryshuar perberesit e gjakut dhe duke ndihmuar ne largimin e yndyrave keshtu duke ndihmuar qe kolesterina LDL te prishet ne gjak e te shkaktoj aterosklerozen. Flavonoidet ndihmojne luftimin e radikaleve te lire, forcojne sistemin imunitar dhe ndihmojne luftimin e shperndarjes se qelizave kancerogjene. Studime te bera ne Universitetin Cornell kane zbuluar se perberesit ne levoren e molles qe quhen triterpenoid vrasin qelizat kancerogjene ne testet laboratorike dhe munden qe gjithashtu te frenoj rritjen e tumorit.

Mollet kane fiber, vitamine C, amino acide dhe jane te pasura me minerale, dhe kane me shume fosfat se sa cilido peme apo perime tjeter.