E Marte, 22 Maj, 2012

Per Nje Lekure Te Bute...

Indeksi i artikullit
Per Nje Lekure Te Bute...
Shalqi, pjeper, mango
Brokoli
Mishi i strucit
Te gjitha faqet

Per Nje Lekure Te Bute, Te Lemuar, Te Bardhe dhe Pa Pucra


Kompakte, e bute, e lemuar, pa rrudha, e bardhe, me shkelqim dhe pa pucrra. Ja miqte e lekures, te cilet na ndihmojne te dukemi me te bukur dhe te rinj: shalqiri, pjepri, kosi, bajamet, por edhe cokollata e zeze.

Fytyra nuk ushqehet vetem me kremra hidratues. Te ndjekesh nje diete te shendetshme eshte shume e rendesishme per te garantuar te gjithe elementet te cilet ndihmojne te “zhdukin” shenjat e kohes, ta mbajne ne forme, te hidratuar, te luftojne rrudhat si dhe te shmangin daljen e damareve te kuq, apo me keq akoma te pucrrave. Ja cilat jane ushqimet aleate te lekures, mund t’i zbuloni lehtesisht, t’i konsumoni ne menyre te vazhdueshme per te shmangur plakjen e lekures se fytyres.
Salmoni
Se bashku me sardelen dhe troften, salmoni eshte nje ushqim i pasur me Omega 3, nje element jetesor per te ruajtur freskine e lekures. Ne fakt ato jane te pasura me vajra ushqyes qe jane te nevojshme per te reduktuar inflamacionet e lekures qe shpeshhere shkaktojne myk, skuqje, ose me keq akoma akne, qe sic jemi ne dijeni nuk shfaqen vetem ne adoleshence dhe para adoleshence, por edhe ne moshe te rritur. Por mos harroni ta hidratoni me produktin qe i pershtatet lekures suaj.
Patate te embla

Ndoshta jo shume veta e dine, por ky lloj zhardhoku kontribuon ne bukurine e lekures suaj. Cfare prisni qe ta fusni ne dieten tuaj? Patatja e embel eshte shume e pasur me betakaroten, qe duke hyre ne organizem, kthehet menjehere ne vitamine A, elementi kryesor qe e mban lekuren te bute si mendafsh. E njejta gje vlen edhe per karotat.


Shalqi, pjeper, mango
Keto fruta te lengshme jane te pasura me karotenoide, ideale per ta mbrojtur lekuren nga rrezet e demshme te diellit. Por mos harroni qe nuk eshte e mjaftueshme t’i perfshini ne diete: perdorni gjithmone mbrojtjen e duhur kunder rrezeve te demshme te diellit ne baze te fototipit tuaj dhe ekspozohuni ne diell gjate oreve te para te mengjesit, jo ne pikun e vapes.
Kivi
Se bashku me portokallin e zakonshem dhe ate te kuq jane nje burim i pasur vitamine C, nje nder aleatet kryesore te bukurise. Ne fakt vitamina C nxit sintezen e kolagjenit dhe eshte nje element shume i rendesishem kunder rrudhave. Sipas nje studimi te publikuar nga “American Journal of Clinical Nutrition”, femrat qe ndjekin nje diete te pasur me kete element e kane lekuren me pak te thate dhe me me pak rrudha.
Cokollata e zeze
Cokollata e zeze nuk eshte e shijshme vetem per t’u ngrene, por i ben mire edhe lekures. Nje cope cokollate e ndihmon lekuren te jete e hidratuar dhe e bute. E theksojme, vetem nje cope e vogel, keshtu qe mos e teproni.


Brokoli
Edhe brokoli, si agrumet dhe specat, jane nje burim i pashtershem vitamine C. Jo te gjithe i pelqejne, te paret femijet, por ka shume menyra per t’i pergatitur: mund te perdoren per t’i dhene arome te kendshme makaronave, me pak vaj ulliri dhe djathe kackavall te grire. Ose piqini ne furre me pak vaj dhe hudhra.
Kosi
Pervec sasise se madhe te kalciumit qe permban, kosi e ndihmon lekuren te mos e humbase shkelqimin. Eshte burim proteinash. Studime te ndryshme klinike kane treguar se kosi ndihmon metabolizmin ne tretjen e yndyrave, gje qe e ndihmon trupin te jete ne forme te perkryer. Pervec ketyre vetive, kosi eshte i pasur me vitamine B6, element shume i rendesishem per metabolizmin energjetik dhe forcimin e thonjve.


Mishi i strucit
Ndoshta nuk jeni ne dijeni, por problemi i zbokthit i detyrohet nivelit te ulet te zinkut. Mishi i strucit eshte i pasur me kete element dhe mban ne menyre te shendetshme skalpin e kokes dhe floket. Nese nuk keni mundesi ta gjeni kete produkt, atehere mund ta zevendesoni me mishin e gjelit te detit, gaforret, bulmetrat dhe fasulet.
Specat djeges
Behet fjale per specat e vegjel te kuq e jeshile: ato jane ne gjendje te rrisin mbrojtjen e metabolizmit deri ne 23 per qind, nje ore e gjysme pas ngrenies se vaktit. Specat djeges permbajne gjithashtu vitamine C, qe mbrojne lekuren nga demet e agjenteve te jashtem.

Arrat dhe farat
Eshte e vertete qe kane shume kalori, por nese nuk e teproni atehere nuk keni pse te shqetesoheni. Arrat dhe farat e lulediellit jane te pasura me anti-inflamatore, substanca qe forcojne mbrojtjen imunitare dhe vitamine E, nje ndihme e madhe kunder ekzemave dhe skuqjeve.

Spinaqi
Se bashku me zarzavatet e tjera jeshile, si rukola, sallata jeshile etj., permbajne antioksidante natyrale. Bejini keto zarzavate pjese te dietes suaj dhe do te shihni rezultatet e arritura. Spinaqi eshte shume i ushqyeshem dhe mund te perdoret edhe ne sallate. Se bashku me rukolen zbukuron cdo pjate: me mish, peshk, rizoto, makarona, etj.